Largimi i Mbretit Zog i detyruar, i justifikuar dhe jo i vetmi rast unikal.

Aktualitet
Ndaloni shpifjet dritshkurtër!
Largimi i Mbretit Zog i detyruar, i justifikuar dhe jo i vetmi rast unikal.
“Argumentet” dhe komentet ndryshe janë të qëllimshme, dritëshkurte dhe antikombëtare.
Janë te tipave mbeturina komunizmi që koha ju ka mbetur në vitin 1941 dhe prej atyre që akoma veshët ju gumëzhijnë me thirrjet parti-enferr.
Këto shpifje për arratisje, flori etjer etjer e kanë burimin që nga kongresi i Permetit ku komunizmi i instruktuar prej sllavo-rusëve kishte filluar revanshin vëlla-vrasës për marrje pushteti.
Sipas burimeve dhe dokumenteve të sigurta të kohës dëshira e Ahmet Zogut nuk ishte për t’u larguar, nëse po një gjë të tillë do e bënte me datë 7 Prill dhe jo me datë 10 Prill kur dhe u largua faktikisht, tashme edhe pas rezistencës Shqipëria ishte pushtuar.
Largimi i detyruar i Tij, është bërë me vendim të Asamblesë Kombëtare.
Provesverbalet e këtyre mbledhjeve dhe vendimet, që përshkruhen nga shumë dëshmitarë e protagonistë, ende nuk dihet se ku janë.
Këto proçes-verbale mundet të jenë zhdukur qëllimisht pas 1944-s, për të kompromentuar figurën e Mbretit Zog.
Largimi i Mbretit Zog nuk ishte rast unikal, një largim të tillë me fillimin e Luftës Dytë Botërore e bënë të gjithë mbretërit e vendeve fqinjë e më gjërë kanë.
Mbretit Zog i’u sygjerua dhe ju kërkua largimi i Tij, kjo si domosdoshmëri për të siguruar integritetin territorial kombëtare në vazhdimësi, pasi moslargimi i Tij, kapja rob e Tij, por edhe egzekutimi i mundshëm do tē sillnin pasoja të rënda për Shqipërinë deri tek humbja e inegritetit territorial duke e ndare atë mes vendeve fqinje.
Largimi i mbretit bëri që Shqipëria të mbetet i vetmi vend që nuk ka nënshkruar akt kapitullimi me pushtuesit fashistë.
Mbretit Zog I, pavarsisht shpifjeve, vrerit dhe investimit për të kompromentuar figurën e Tij, mbetet burrshtetasi më i madh i kombit shqiptar që prej vitit 1912🇦🇱.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?