Zjarri në spitalin Covid në Greqi, dalin detajet e reja.

Rajoni

Mëngjesin e sotëm spitali Covid në “Papanikolaou” në Greqi u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën një pacienti dhe duke mbetur të lënduar 2 të tjerë. Referuar mediave greke, ende nuk dihen shkaqet e sakta të zjarrit, por dyshohet se është vënë ose aksidentalisht ose me qellim nga pacienti i cili humbi jetën.

Fillimisht zjarri është përhapur në shtratin e të pacientit që ka vdekur, ndërsa në dhomë bashkë me të kanë qenë të shtruar edhe dy pacientë të tjerë, të cilët kanë marrë lëndime dhe djegie të pjesshme.

Të dhënat e para për viktimën tregojnë se bëhet fjalë për një pacient problematik. Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë pas tentativës së pacientit për të ndezur cigare, ose mund të ketë tentuar që t’i vërë flakën vetes.

Sakaq, forcat zjarrfikëse kanë arritur të evakuojnë gjithsej 35 persona, të gjithë pacientë. Pak më herët, drejtori i Klinikës Diamantis Chloros, e ka përshkruar situatën brenda spitalit si të tmerrshme duke thënë se nuk arrinin të shihnin asgjë nga tymi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“U mbylla në zyrë dhe po mundohesha të nxirrja tymin nga dritaret”, tha ai tha për SKAI, duke theksuar se në këtë repart trajtohen shumë pacientë me probleme të frymëmarrjes.

Ai ka deklaruar se zjarrin me gjasë e ka shkaktuar pacienti: “Një pacient që po trajtohet për koronavirus me siguri i ka vënë flakën”, tha Diamantis Chloros.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?