AktualitetIntervistaPolitike

Berisha për Alqi Bllakon: Kishte kaluar me njeriun e Ramës. “E kthyen me helikopter nga Greqia”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish-deputeti socialist Alqi Bllako është arratisur në Greqi dhe se e kanë detyruar të kthehet me helikopter.

Berisha tha se ka marrë informacione se Bllako, gjatë orëve që në media u përhap lajmi i arratisë, ka kaluar në Qafë Botë me një person të quajtur Ergys, njëri të afërt të kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se vetë Rama ka qenë personi i fundit që ka takuar Bllako para se të arratisej, por që nuk ka ende prova për këtë gjë.

“Atë natë që doli lajmi për arratisjen e Alqi Bllakos, më kanë ardhur me dhjetëra mesazhe që të dalim dhe të mbushim sheshet. Më thoshin se e kthyen me helikopter. Thuhet se sa kishte kaluar qafën e Botës me një Ergys. Një gjë është e sigurt, që Policia e Shtetit mashtroi opinionin publik shqiptar duke deklaruar të nesërmen se mbrëmë ka qenë në drejtorinë e policisë, ndërkohë që ky ishte paraqitur në drejtori në orën 02:10 minuta.
Mendoni se policia gënjeu në emër të Lefter Kokës? JO! Gënjen me porosi të Bledi Çuçit apo të Edi Ramës. Kemi të bëjmë me një problem që ngjitet deri në krye të qeverisë”, tha Berisha në “A2CNN”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?