Rusët s’mjaftohen me vrasjet, por përdhosin dhe kufomat

Bota

Kryeprifti Piotr Pavlenko sapo kishte mbaruar së thënë lutjet mbi trupin e një prej të rënëve të Hostomel dhe u kthye në kishën e tij kur banorët e qytetit hynë për t’i thënë se shoku i tij, Yriy kishte vdekur. Yriy Pzylyko, kryetari i bashkisë, iu dërgonte ushqime dhe ilaçe civilëve të bllokuar nga luftimet kur kolona e tyre humanitare u vu nën zjarr nga snajperët rusë të fshehur në një ndërtesë shumëkatëshe. Kur Pavlenko shkoi me ushtarët për të marrë trupin e Pzylykos. “Mos e prekni trupin përndryshe do të shpërthejë dhe do të hidheni në erë me të”, bërtiti një ushtar, ndërkohë prifti ngeli i befasuar.

Siç do të zbulonte prifti, ushtarët që vranë Pzylykon bashkë me një shofer, Ivan Zoryo, nuk i varrosën trupat e tyre dhe as nuk i lanë ata të preheshin në paqe. Në vend të kësaj, ata zbritën nga vendi i tyre i fshehur, ata tentuan që të zhduknin kufomat duke i hedhur eksploziv.

Është një tjetër tmerr që po kryhet mbi të vdekurit dhe një mizori mbi të gjallët, që u dëshmua për herë të parë në ditët e para të luftës dhe tani po zbulohet. Në Irpin, disa trupa të pajetë u zbuluan se përveçse ishin vrarë, ishin hedhur në erë me eksploziv, para se të zbulohej masakra në Bucha, ku trupat e civilëve të ekzekutuar shtriheshin në rrugë.

Trupat dhe policia ukrainase që lëviznin nëpër ndërtesat e pushtuara nga rusët zbuluan viktima të reja në bodrume dhe oborre, gjatë gjithë kohës duke u bërë thirrje gazetarëve që i shoqëronin të qëndronin prapa derisa të vdekurit të mund të ekzaminoheshin për kurthe me bomba që synonin të vrisnin dhe gjymtonin shpëtimtarët. Mizoritë e Bucha-s kanë tronditur botën, por mund të jenë vetëm maja e ajsbergut, sipas Oleksandr Yurchenko, deputeti ukrainas, i cili ishte në Hostomel si vullnetar i forcave të mbrojtjes territoriale duke ndihmuar qytetin të rimëkëmbet nga shkatërrimi dhe nga luftime e ashpra.

 

 

“Bucha nuk u dëmtua aq keq sa Hostomel, por krimet u kryen qëllimisht mbi civilët,” tha Yurchenko. “Në vendet ku luftimet ishin intensive, si Hostomel, ndoshta më shumë njerëz janë vrarë. Në vendet e pushtuara si Bucha, gratë u përdhunuan, fëmijët u qëlluan.”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Presidenti Zelensky vizitoi Bucha dje për të parë vetë pasojat e pushtimit rus. “Këto janë krime lufte dhe do të njihen nga bota si gjenocid”, tha ai për gazetarët. Askush nuk e di se sa njerëz janë vrarë në Hostomel, një nga qytetet e para përreth Kievit që u vu nën zjarr pasi planifikuesit rusë të luftës identifikuan aeroportin e tij të gjerë të ngarkesave si objektivin e një sulmi ajror në kryeqytet. Luftimet u ndezën nëpër aeroport dhe qytet. Fusha ajrore e Antonovit i ngjan një peizazhi post-apokaliptik, i mbushur me automjete ushtarake të djegura dhe ‘kufomën’ e copëtuar të Mriya, dikur avioni më i madh në botë dhe një burim i krenarisë kombëtare të Ukrainës.

Zbulimi i të vdekurve civilë të mbeturinave të qytetit “është si një film horror”, tha Oleksander. “Ne vazhdojmë të gjejmë trupa”.
Pavlenko kujtoi sesi atij iu lutën vazhdimisht të mbikëqyrte varrosjet emergjente në kopsht nga familjet që kishin shumë frikë të largonin trupat e të dashurve të tyre të vrarë nga shtëpitë e tyre. Ai sapo ishte kthyer nga një varrim, kur i erdhi lajmi për vrasjen e Pzylykos. Ai u nis nga kisha me një karrocë dore dhe një çarçaf të bardhë për në vendin ku kishin rënë dy burrat. “Pashë një ndërtesë shumëkatëshe të dëmtuar rëndë dhe snajperë rusë në dritare. Ngrita fletën e bardhë dhe thashë se dua të flas me komandantin. Unë dua të marr trupat dhe ju duhet të më lini.”

Pavlenko dhe një tjetër person, që kishin ardhur për të ndihmuar, u fshehën pas një muri ndërsa ushtari hapi zinxhirin e xhaketave të Pzylykos dhe filloi të çmontonte eksplozivët. “Vetëm pasi ai mbaroi, më lejuan ta merrja trupin. Doja të merrja edhe trupin e Ivanit, por ata më thanë, ‘jo, duhet të vish nesër, nuk mund ta çmontojmë në kohë’”. Në kohën kur luftimet ishin qetësuar aq sa Pavlenko të kthehej, dy ditë më vonë, ushtarët ishin larguar. “Ne nuk e dinim nëse trupi i Ivanit ishte i pastër apo jo,” shpjegoi ai. “Kështu që morëm një litar shumë të gjatë, ndoshta 15 metra, dhe ia lidhëm rreth këmbëve. Të gjithë e tërhoqëm dhe asgjë nuk ndodhi. Kështu që ne mundëm ta largonim atë.”.

Pavlenko donte t’u bënte burrave një varrim të duhur, sepse përveçse ishte kryetar bashkie dhe një njeri shumë i mirë, Yriy ishte miku i tij. Ai nuk mund të thërriste vëllezërit e motrat e Pzylykos që kishin ikur në fillim të pushtimit, as nuk mund të merrte arkivole, kështu që burrat ishin mbështjellë me rroba përpara se të varroseshin në oborrin e Kishës së Shenjtë të Ndërmjetësimit të Hostomel. “Ishte më mirë të varroseshin ashtu. Kur të përfundojë lufta, ne do t’i zbërthejmë trupat e tyre, do t’i lajmë dhe do t’u bëjmë një funeral me nderime të plota. Ne do ta bëjmë atë ditën që Ukraina të fitojë luftën.”

Pasi Pzylyko u vra, ushtarët rusë erdhën në kishë dhe thanë se e dinin se kryetari i bashkisë kishte vdekur. Si përfaqësues të qeverisë që presidenti Putin i ka denoncuar si “nazistë”, kryebashkiakët e qyteteve anembanë Ukrainës janë ndjekur, rrëmbyer ose vrarë nga trupat ruse. Gjatë fundjavës, trupi i Olha Sukhenko, kryetarja e fshatit Motyzhyn në perëndim të Kievit, u zbulua mes viktimave në një varr masiv së bashku me bashkëshortin e saj, Ihor, dhe djalin Oleksandr. Ajo ishte rrëmbyer më 23 mars bashkë me familjen.

Pavlenko refuzoi ofertën për të bashkëpunuar. Dje ai bëri lutjet mbi një trup tjetër, një viktimë e paidentifikuar e granatimeve të gjetur nga një fushë. Ndërsa ai fajëson Moskën për pushtimin, veprimet e ushtarëve po testojnë edhe bamirësinë e tij të krishterë. “Unë nuk mendoj se ukrainasit do t’i falin ata,” thotë ai. Për faljen e tij, ai hesht!

Pershtati ne shqip BalkanWeb

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?