“Alqi Bllako harxhoi 1 milionë euro në fushatë”

Aktualitet

Gazetarja Fatjona Mejdini e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ u shpreh se ish-deputeti Alqi Bllako hyri në politikë me mbështetjen e Lefter Kokës. Sipas saj, një lidhje krushqie mes të dyve ka shërbyer si indicje, ndërkohë që vetëm në moshën 25-vjeçare ai ishe Sekretar i Përgjithshëm në ministri.

“Kumbari i karrierës politike është ish- ministri Lefter Koka, me të cilin ka patur një lidhje krushqie.

Për herë të parë Bllako u pa në fushatën e Durrësit në 2013 kur Koka kandidonte si deputet i LSI për Durrësin. Duhet thënë që nuk vjen nga një familje pa mundësi ekonomike. I ati edhe më parë ka qenë në biznesin e ndërtimit dhe furrat e bukës dhe prodhimin e birrës. Ai zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm në moshën 25-vjeçare dhe këtu në bashkëpunim me Kokën fillon dhe historia e inceneratorëve”, tha Mejdini.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?