Pandeli Majko pranon mandatin e ish-deputetit Alqi Bllako

Aktualitet Politike

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj. Mësohet se Majko ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Kujtojmë se Majko u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, çka bëri që këtë një vit t’i mungojë Parlamentit.

Por me lënien e mandatit nga Alqi Bllako, Majko rikthehet kështu në karrigen e tij në Kuvend për tre vitet e ardhshme.


Vendi vakant u krijua pas heqjes dorë nga mandati i deputetit nga ana e Bllakos, për të cilin SPAK kërkoi arrestimin e tij për abuzime me inceneratorin e Fierit. Pas lënies së mandatit, u hap edhe rruga për arrestimin e Bllakos, i cili qëndron pas hekurave.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?