Inter thyen Juven në Torino pas një dekade

Sport

10 vite për të festuar më në fund të Torino, në shifra duket e pabesueshme, por ky është një fakt: Inter nuk dilte me pikë të plotë në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” që nga nëntori i 2012. Ky duhet të jetë një motivim ekstra për të besuar akoma më shumë te titulli kampion 7 javë përpara fundit.

Nuk ishte një Inter i bukur për tu parë por në sfida të tilla rëndësi kanë vetëm pikët. Në një 90-minutësh ku Juve dominoi në çdo aspekt, me 23 raste për gol, 5 gjuajtje në kuadrat, ajo që bëri diferencën ishte penalltia e Calhanoglu. Turku gaboi në tentativën e parë, VAR i dha një shans të dytë, për të realizuar një gol që në fund rezultoi një trepikësh

Ekipi i Allegri bëri gjithçka për të mbajtur të ndezur ëndrrën titull, goditën traversën me Chiellini ndërsa Morata dhe Vlahovic flirtuan me golin. Me fillimin e fraksionit të dytë, në minutën e 50-të, Morata shkaktoi faull në zonë ndaj Dumfreis, të paktën kështu e mendoi gjyqtari pasi ndoqi episodin në monitorin e VAR. Tersi ndoqi Juven edhe në minutat e mbetura, ku Zakaria goditi shtyllën. Në fund, Inter feston me të drejtë për këtë trepikësh të madh në shifra.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?