Si ta kuptoni nëse telefoni juaj po përgjohet

Kuriozitete Teknologji

1- Telefoni mbyllet vetë

A ju mbyllet shpesh telefoni vetiu? A e bën këtë edhe kur bateria është e ngarkuar? Disa përgjime dihet që e shkaktojnë një gjë të tillë.

2- Bateria e celularit është “e lodhur

Disa programe përgjimi mund ta konsumojnë shumë baterinë tuaj. Shikoni për ndonjë ndryshim të papritur në jetën e baterisë së celularit dhe nëse e shihni të nevojshme ta karikoni më shpesh. Me kalimin e kohës, bateria e telefonit tuaj celular nuk do të ketë të njëjtin kapacitet, pra ju duhet të vini re me kujdes nëse telefoni juaj ka ndryshim drastik që të dyshoni se ju po përgjohet.

3-“Sjellja” e çuditshme e telefonit

Nëse telefoni juaj ndizet papritur, kur nuk është në përdorim, bën sinjale apo mbyllet vetë pa e komanduar ju dhe nëse këto “sjellje” janë të shpeshta, mund të jenë sinjale se telefoni juaj po përgjohet.

4- Zhurma në sfond

Mos u bëni paranojak pasi zhurma në sfond bëhet edhe nga linja e keqe. Nëse një gjë e tillë ndodh shpesh, atëherë kjo është një shenjë përgjimi. Disa programe përgjimi mund të shkaktojnë zhurmë në sfond pasi ata hyjnë në telefonin tuaj dhe tjetri dëgjohet sikur është në një konferencë.

5- Vijnë mesazhe të çuditshme

A merrni shpesh mesazhe me tekst të çuditshëm që përmbajnë numra të rastit, simbole apo gërma? Disa programe përgjimi dërgojnë mesazhe me tekst me kode sekrete në telefonin tuaj. Nëse kjo ndodh rregullisht, ju po përgjoheni.

6- Rritja e përdorimit të dhënave

A keni vënë re një rritje në përdorimin normal të dhënave tuaja? Disa prej programeve përgjuese më pak të besueshme përdorin të dhëna shtesë të marra nga telefoni juaj. E keni parasysh kur ju shfaqen në Google atletet për të cilat sapo diskutuat me shoqen e ngushtë?

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?