PD thirrje Ramës: Mos blloko hetimet e Prokurorisë, Alqi Bllako është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit

Aktualitet Politike

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje arrestimet e SPAK për inceneratorët.

Përmes një reagimi publik, PD i ka bërë thirrje Ramës që mos të bllokojë kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

REAGIMI I PD
Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.

Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

 

 

Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?