Mëlçi me presh

Gatime

Recete nga znj Eneida
Përbërësit
500 gr mëlçi
3 presh
1 qepë

2 lugë gjalpë
Vaj ulliri
Pak miell
Lëngu i një limon
Kripë
Rigon

Përgatitja
Mëlçitë i presim në feta, i kriposim dhe i kalojmë në tigan me vaj ulliri. I skuqim nga të dyja anët dhe i shuajmë me lëngun e limonit. I gatuajmë për 6 minuta. Më pas i heqim, shtojmë gjalpë dhe vaj ulliri në tigan dhe skuqim qepën bashkë me preshin. I kaurdisim bashkë derisa të zbuten pak dhe shtojmë mëlçitë. Shtojmë një gotë me ujë dhe i lëmë të gatuhen për 20 min afërsisht. U shtojmë pak rigon para servirjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?