Kek me mandarina dhe shërbet

Gatime

Recete nga znj Eneida
Përbërësit
2 mandarina
170 ml vaj ulliri
200 gr sheqer
4 vezë
100 ml lëng mandarinash

150 gr miell Semola
150 gr miell 00
1 zarf pluhur pjekës
Pak vanilje
Për sherbetin:
500 ml ujë
500 gr sheqer
1 shkop kanellë
Lëkurën e një mandarine
Përgatitja

Përgatisim shërbetin duke zierë sheqerin me ujin për 5 minuta dhe më pas e lëmë të ftohet. Rrahim sheqerin me vajin e ullirit dhe shtojmë vezët një e nga një. Shtojmë lëngun e mandarinave si dhe 2 mandarinat e grira në mikser të bëra pure, (pa fara). Shtojmë vaniljen, miellin dhe pluhurin pjekës. E kalojmë në një tavë, e pjekim në 190 gradë për 40-45 minuta dhe receta është gati.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?