Byrek me kërpudha
Recete nga znj Eneida
Përbërësit
1 petë sfoliatë
500 gr kërpudha
1 qepë e thatë
100 gr sallam
1/2 gotë verë
100 ml panna
150 gr djathë kaçkavall
1 tufë kopër
1 e verdhë veze
Kripë/piper/arrë moskat
2 lugë gjalp
Vaj ulliri
Përgatitja
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin, shtojmë vajin e ullirit dhe skuqim qepën e prerë në kubikë. Sapo qepa të bëhet e tejdukshme, shtojmë kërpudhat dhe i skuqim bashkë. Shtojmë sallamin e prerë në kubikë dhe i shuajmë me verë. Sapo të avullojë vera shtojmë pannën, koprën, piperin e zi dhe arrë moskat. E lëmë pak të ftohet dhe shtojmë djathin. Marrim petën dhe gjysmën e saj e mbushim, gjysmën tjetër e vendosim lart. E lyejmë me të verdhën e vezës dhe e pjekim në 200 gradë për 30-35 minuta.