Gjiknuri: S’ka faj qeveria për krizën

Politike

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi ditën e sotme në sallën e Kuvendit se qeveria nuk ka faj për krizën. Sipas Gjiknurit qeveria nuk parashikon dot atë që mund të ndodh dhe nuk është faji i qeverisë për pasojat e luftës. Ai u shpreh se në të vërtetë Shqipëria prodhon energji, por kjo ndodh në momente kur çmimi është i lirë në treg. Më tej ai deklaroi se qeveria shqiptare ka harxhuar 500 milionë euro mbështetje.

“Nuk ka faj qeveria, as si parashikon dhe as si kontrollon dot ato që ndodhin. Qeveria po përdor financa publike për të zbutur krizën. Qeveria po i përdor të gjitha mundësit financiare. Energjia është rritur dhe është lidhur me reshjet. Është për një kohë të caktuar. Nuk të mbulon 12 muaj. Ne prodhojmë kur energjia është e lirë. Nuk mungon furnizimi me energji elektrike. Edhe unë mos të jem dakord me idenë që një pjesë e kostove të shkojë tek tregu. Qeveria ka marrë një risk të madh që fatura mund të shkojë 500 milion euro. Ka dhe shpërndarje ka dhe stock borxhe. Janë pjesë e çmimit. Qeveria ka bërë dhe vendosur të ndjeke interesin publik kundër parimeve të tregutTë harxhosh 500 milion euro mbështetje, kush e ka bërë këtë? Një pjesë e taksave shkon sigurisht edhe për të përballur këtë faturë. Këto janë mundësit. Po ndihmojmë pensionistët. Me politikën e korbave do të vini në pushtet. Kjo është papërgjegjshmëri. Njerëzit janë të lodhur, por ne do tu vijmë në ndihmë qytetarëve, pa prishur elementët bazë që mban ky shtet.’- tha Gjiknuri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?