Sport

Kapiteni i Ukrainës: U tregova budalla që lashë gruan dhe djalin në Kiev

Në intervistën e tij të parë që nga shpërthimi i luftës, sulmuesi ukrainas i West Ham, Andriy Yarmolenko rrëfeu terrorin e përjetuar nga prania në Kiev e gruas dhe djalit të tij, të cilët mbërritën në kryeqytetin ukrainas një ditë para pushtimit rus.

“Kur gjithçka filloi, unë sapo arrita në terrenin e stërvitjes, por nuk mund të flisja. Vazhdova të qaja, kështu që i kërkova trajnerit të më lejonte të shkoja në shtëpi. Po pyesja veten çfarë po bëja në Londër? Nuk mund ta besoja se çfarë po ndodhte.

Një ditë më parë gruaja ime e kishte çuar djalin tim në Kiev për një ekzaminim mjekësor. Thjesht doja të përplasja kokën pas murit se sa budalla u tregova që i lashë ata shkojnë” – u shpreh ylli i Kombëtares ukrainase.

Tani është e vështirë të flasim për futboll, por kur të vijë momenti të luajmë ndaj Skocisë ne do të zbresim në fushë për të vendosur të gjithë forcën që kemi në trupat tanë. Do të jetë e vështirë të japim 100%, pasi shumë djem nuk po luajnë dhe nuk po stërviten në Ukrainë.

 

 

Disa prej tyre ndodhen me mitraloza në duar, të tjerë po shpërndajnë ndihma humanitare. Kam lexuar diku se duan të na kualifikojnë direkt në Botëror, por unë mendoj se është e gabuar. Në Katar të shkojë kush ta meritojë”, përfundoi sulmuesi i West Ham dhe kapiteni i Ukrainës, Yarmolenko.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?