SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Schwarzenegger: Nuk dua që ushtarët rusë të vuajnë si babai im nazist

Ylli i kinemasë, Arnold Schwarzenegger publikoi një video nëntë minutëshe të enjten duke iu drejtuar popullit të Rusisë dhe duke i kërkuar Kremlinit t’i japë fund luftës në Ukrainë, ndërsa ka denoncuar propagandën shtetërore ruse, sipas ”The Independent”.

“Unë e di që qeveria juaj ju ka thënë se kjo është një luftë për të denazifikuar Ukrainën”, tha aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë.

”Denazifikimi i Ukrainës? Kjo nuk është e vërtetë. Ukraina është një vend me një president hebre. Një president hebre, mund të shtoj unë, tre vëllezërit e babait të tij u vranë nga nazistët. Nuk e filloi Ukraina këtë luftë. As nacionalistët dhe as nazistët. Këtë luftë e filluan ata që janë në pushtet në Kremlin”, tha ai.

Schwarzenegger foli hapur për babanë e tij, Gustav Schwarzenegger, i cili ishte nazist.

 

 

Ai diskutoi gënjeshtrat që i ishin thënë babait të tij nga qeveria si dhe ndikimi i tyre më vonë në jetën e tij, para vdekjes në 1972.

”Kur babai im mbërriti në Leningrad, ai ishte i mbushur me gënjeshtrat e qeverisë së tij”, tha Schwarzenegger.

”Dhe kur u largua nga Leningradi, ai ishte i lënduar, fizikisht dhe mendërisht. Ai e jetoi pjesën tjetër të jetës me dhimbje, dhimbje nga shpina e thyer, dhimbje nga bombardimet që i kujtonin gjithmonë vitet e tij të tmerrshme dhe dhimbje nga ndjenja e fajit. Ushtarë rusë që dëgjoni këtë video: Ju jeni në dijeni të së vërtetës për të cilën po flas. Ju e keni parë me sytë tuaj. Nuk dua që të vuani si babai im”, shtoi Schwarzenegger.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?