Një histori dashurie në diktaturë, Rajmonda Bulku: Unë dhe Radoja ishim prindërit

Kulture

Filmi shqiptar “Portret i pambaruar” me regji të Namik Ajazit dhe skenar të Ruzhdi është shfaqur për mediat në Tiranë. I bazuar në ngjarje të vërteta të ndodhura gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ai trajton historinë e dashurisë së një djali shqiptar me vajzën e një diplomati italian gjatë diktaturës

I xhiruar mes Shqipërisë dhe Italisë me kast autorësh nga të dyja vendet, ai bashkon emra si Remo Girone, Guljelm Radoja, Rajmonda Bulku, Alfred Trebicka, Mehdi Malkaj, Olta Daku, etj.

Regjisori Ajazi tregoi se kjo histori është e ngjashme me njërën nga shtatë historitë e pamundura të dashurisë së djemve shqiptarë me vajza të huaja. Sipas tij, janë shtatë të tilla në arkivin e ish Ministrisë së Brendshme. “Ne me këtë film menduam ti bëjmë një homazh të gjithë atyre që guxuan të kishin një ndjenjë kaq të pastër si dashuria, por të pamundur për shkak të regjimit”.


Në rolin e zëvendësministrit të brendshëm, aktori i Alfred Trebicka tha se “ndjenja e dashurisë se si rri në diktaturë, tjetër gjë të dashurosh sot dhe tjetër gjë në diktaturë”.

Ndërkaq, aktorja Rajmonda Bulku, tha se ajo dhe Guljelm Radoja ishin prindërit shqiptarë të djalit. “Unë dhe Guljelm i e kemi jetuar atë kohë dhe për ne nuk ishte e vështirë për të hyrë në ato rrethana. Por ishte një histori që unë nuk e kisha dëgjuar atë kohë dhe e mësova vetëm kur lexova skenarin dhe fola me regjisorin. Kemi thënë që ka burg të mbyllur që është ekstrem i të keqes por ne të gjithë ishim në një burg të hapur. Ky film tregon se si kemi jetuar ne”.

Në qendër të historisë së filmit “Portret i pambaruar” është studenti i arteve Artur Erzeni, i cili përballet me presionin e Sigurimit të Shtetit përgjatë historisë së tij të dashurisë. Roli i Erzenit i është besuar një aktori të ri, Anton Kodrinaj. Filmi shfaqet për dy javë në kinema.

 

 

 

 

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?