Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Bashës, të ndryshuar në 17 korrik 2021

Aktualitet

Gjykata e Tiranës këtë të premte mësohet se ka regjistruar ndryshimet statutore gjatë Kuvendit Kombëtar të thirrur nga kryetari i PD Lulzim Basha, më 17 korrik 2021.

Ndërkohë deri më tani gjykata nuk ka dhënë asnjë datë në lidhje me shqyrtimin e dy Kuvendeve që u mbajtën në Dhjetor nga kreu Lulzim Basha dhe nga ana tjetër Sali Berisha me mbështetësit e tij, që do ti jepnin dhe një qartësim situatës ligjore brenda PD-së.

Vendimi i sotëm i gjykatës së Tiranës është vendimtar dhe përcakton se ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha do të mbetet në fuqi.

“1.Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.

2.Depozitimin e statutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokratike te Shqiperise e dates 17.07.2021.

  1. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit

Me interes pritet vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ndryshimet në statut që u bënë në Kuvendin e thirrur nga Berisha, të cilat në fakt nëse do të miratoheshin do të njihnin ligjërisht shkarkimin e Bashës”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ndërkohë duhet të kemi parasysh se në gjykatë u paraqitën për shqyrtim edhe ndryshimet statutore të miratuara nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, të kryesuara nga Sali Berisha më 11 dhjetor./abcnews.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?