Aktualitet

Rama furnizuesve të ushqimeve: Çmimet do të jenë një për të gjithë, heqje licence për atë që do abuzojë

Kryeministri Edi Rama ka thënë se do të ndërhyjë në çmimet e produkteve të shportës, njëjtë si me hidrokarburet.

Rama theksoi se do të vendoset një çmim i unifikuar për të gjithë dhe në momentin që ai çmim do të jetë më i lartë në një market, do të ketë penalitete që dërgojnë deri në heqjen e të drejtës për të bërë biznes dhe konfiskim të produkteve.

“Ne pavarësisht nga se sa rritet energjia e kemi ndarë mendjen që njerëzit nuk do të paguajnë. Është një super sforco e buxhetit. Kemi nisur të shkurtojmë nga të tjera, e do të shkojë puna duke shkurtuar gjithçka. Nëse ne ndërpresim investimet, i bie të çojmë në shtëpi shumë njerëz pa punë. Lufta nuk vjen për të sjellë gëzim, të mira, por për keq. Vjen për super stres dhe për ata që e kanë në front vjen për të marrë jetë dhe shkatërruar familje. Secili duhet të bëjë të vetën


Në momentin që do i vendosim biznesit të vogël detyrimin me sa kushton sot, menjëherë ne i kemi hequr 1 ose 2 rroga. Natyrisht te çmimet e ushqimeve jeni ju, sepse energjinë në fund të fundit sot për këtë situatë nuk e kemi si disa vende që e kanë të privatizuar dhe s’kanë çfarë bëjnë. Është anti-kapitaliste, por është gjëja më e duhur që duhet bërë sot në këtë luftë. Familjeve, të gjithave, kemi nisur të bëjmë një studim për të hequr nga mbrojtja familjet që shpenzojnë shumë energji. Të gjitha familjet, përfshirë edhe ato tuajat, nuk kanë asnjë rritje të çmimit të energjisë. Po ashtu edhe bizneset e vogla. Ne nuk duam që mbështetja që po japim për 3 muaj me shpresën se s’do të na duhet për të nisur me financime, por ai 30 mijë lekshi që po japim sipas INSTAT nuk duam të zërohet dhe të relativizohet nga çmimet që vini ju. Kjo s’pranohet.

Thelbi është bashkërisht duhet ta përballojmë këtë situatë. Me patriotizëm në radhë të parë dhe sidomos kur duhet të shajmë të tjerët që kanë flamuj dhe gjuhë të tjera në stadiume, por sot është patriotizmi në radhë të parë edhe për ju është shans i madh që të lani disa mëkate nga ajo që keni bërë gjatë rrugëtimit tuaj. Imagjino që mund të nxirrni fitime mbi gjakun e atyre që vriten andej. S’i kam me protestuesit, se për ta do bashkëpunoja me ju që të bëhej çmimi i vajit 2 fish. Do ju lutesha që të kisha mirëkuptimin tuaj të plotë. Po e mbyll aty ku e fillova, jam kundër ndërhyrjeve të çfarëdolloj të shtetit në punët dhe shtyllën kurrizore, jo se jam ideologjikisht i penguar dhe të jem pro, por në kushte paqeje kjo është skandal. Në kushte lufte kjo është domosdoshmëri. Sot jam këtu bashkë me ministren, sepse jemi në kushte lufte. Arsyeja se po zgjatem është sepse e duam me bindje jo me detyrim. Ju jeni njerëz që s’keni lindur të pasur, nuk e keni trashëgiminë nga familja, të gjithë e keni nisur nga hiçi, të gjithë keni parë ditë të vështira varfërie madje disa me siguri. Është koha tani që ta kujtoni këtë gjë, për të thënë se përse jeni këtu. Ka ardhur koha të jepni më shumë e të mbani më pak, e të mbani aq sa duhet për ta vazhduar biznesin, pa u futur në ngushtime që reflektohet në treg.

 

 

Gjëja që nuk kuptojnë ata që thonë arrestoji, sepse kjo është e bukur për t’u parë si film, por kjo të shkatërron. Këta jetojnë në botë fantazish. Faleminderit. Me karburantet puna po ecën mirë. Besoj se jemi në kushtet e transparencës së çmimit, sepse nga informacionet që marr mbledhjet zhvillohen me tension, por s’ka rëndësi, rëndësi ka rezultati. Kush nuk pranon këtë do të ndërmarrët me masa ekstreme. Nëse themi që çmimi i vajit është ky, ai çmim nuk do të jetë ndryshe këtu dhe ndryshe atje, do të jetë 1. Kush do e lëvizi për lart do të humbasë të gjithë sasinë dhe të drejtën për të tregtuar. Kontrollet nëpër markete do të jetë të vazhdueshme dhe pasojat do të jetë mbyllja e marketit dhe marrja e gjërave që ka brenda. Do e bëjmë me ligj, sepse është lufta. Nuk besoj se do të vijë puna deri këtu. Nuk po kërkojmë asgjë që cënon palcën e biznesit tuaj. Duam të garantojmë vazhdimësi edhe për ju. Kontrata, linja të krijuara ndër vite nuk janë kollaj. Ajo që duhet të ndani mendjen është se nuk do të fitoni aq sa fitoni normalisht”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?