Del ilaçi i ri kundër infarkteve dhe iktuseve

Shendet

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë duke zënë një përqindje të konsiderueshme, sipas pazienti.it.

Midis tyre është edhe ataku në zemër, i shkaktuar nga ndërprerja e qarkullimit të gjakut në zemër. Një studim i ri, është zhvilluar në përpjekje për të reduktuar mundësinë e sëmundjeve serioze kardiovaskulare, duke përfshirë atakun në zemër.

Një vaksinë për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, është lajmi i fundit nga qendra kardiologjike ”Monzino” në Milano, që ka vendosur të nisë kërkime të reja në fushën kardiovaskulare, të fokusuar në përdorimin e një medikamenti të ri (Inclisiran), i aftë për të ulur shfaqjen e mundshme të sëmundjeve kritike të zemrës.

Për momentin, tre persona i janë nënshtruar administrimit, por është një anketim që do të prekë afërsisht 10 000 pacientë.

Administrimi i këtij ilaçi dy herë në vit (ashtu si një vaksinë) mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, duke ndikuar pozitivisht në kolesterolin e keq, LDL.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?