Rama: “Nuk do t’i ndalim reformat”

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat u shpreh në takimin me përfaqësues të lartë të BE-së u bisedua lidhur me integrimin në BE , si edhe pasojat e luftës në Ukrainë që ka prekur vendet e tjera.

Kryeministri Rama tha se Komisioni Europian ka thënë se Shqipëria është gati që të ulet në tryezë për negociata, ndërsa theksoi se kjo nuk është bërë për shkak të bllokimit të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria.

“Ne jemi krenar që jemi shqiptarë që shohim nga Europa derën e të ardhmes tonë. Sot jemi në këtë pozicion që na e imponojnë fëmijët tanë. Lufta në Ukrainë është mes botës që ne e njohim mirë, të izolimit dhe dhimbjeve të imponuara nga një regjim autoritar dhe botës që kemi sot e cila mund të jetë më e mirë se ç’është por është pakrahasimisht më e mirë se bota që kishim. Qëndrimi ynë nuk është parimor , por jetësor ekzistencial në raport me fëmijët tanë dhe këtë atdhe që e kemi trashëgim dhe ku jemi kalimtar.

Folëm për çeljen e bisedimeve dhe them se kjo është çështje e KE dhe BE. Komisioni Europian e ka thënë që Shqipëria duhet të ulet në tryezë për të filluar bisedimet për anëtarësimi, kjo nuk është bërë për shkak të një bllokimi të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria dhe kjo nuk është në dorën tonë. Ne do të bëjmë punën njësoj sikundër të ishin hapur bisedimet, i takon Këshillit Europian sa më shpejt të bëjnë më mirë është sepse po kalon shumë kohë duke mos mbajtur premtimet. Të gjitha vendet janë të gatshme për BE, por është çështja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Presidenca franceze do të ishte mirë ta bënte në qershor. Ne nuk presim asnjë sekondë për të vazhduar të bëjmë punën që na ofrojnë me standardet e BE. Nëse BE do ketë plan për të mbështetur vendet për përballimin e krizës energjetike , qoftë për pasojat e tjera të luftës të mos e lene jashtë Ballkanin si vepruan me vaksinat. Po ashtu duhet të nxitohet edhe projekti i korridorit të tetë”, tha ai.

 

 

 (BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?