Paketa e rezistencës sociale, Tabaku: Qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve

Aktualitet

Deputetja e PD, Jorida Tabaku e quan paketën e rezistencës sociale qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër.

“Raporti çmimi naftës për nje serbator te mbushur në raport me të ardhurat! Vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant.

Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave! Paketa e ofruar është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve.

Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve”, shkruan Tabaku.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?