Nipi vret gjyshen pasi e moshuara i kërkoi një gotë ujë

Rajoni

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për vrasje e gjyshes 83-vjeçare, e cila u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Kavalla.

Sipas Proto Thema 23-vjeçari, kishte probleme psikiatrike, dhe për motive të dobta ka ushtruar dhunë ndaj të moshuarës në orët e vona të natës deria e ka lënë te vdekur.

Gjithçka nisi të dielën vonë në mbrëmje kur 23-vjeçari po fliste me 83-vjeçarin për një arsye të parëndësishme. Sipas informacioneve, e moshuara është zgjuar natën dhe i ka kërkuar nipit të saj një gotë ujë. Më pas, ai dyshohet se ka humbur durimin dhe ka filluar ta rrahë deri në orën 4 të mëngjesit të së hënës . E moshuar nuk ka mundur ti mbijetojë goditjeve të rënda.

Kur 23-vjeçari kuptoi se gjyshja e tij nuk merrte frymë, ai telefonoi një zyrë funerali duke i thënë se gjyshja e tij kishte rënë dhe me siguri kishte vdekur. Punonjësi i funeralit ka dyshuar nga telefonata e 23-vjeçarit dhe menjëherë ka telefonuar një mjek dhe policinë.

Mjeku që ka ekzaminuar 83-vjeçaren dhe ka njoftuar se e moshuara ka përfunduar e rrahur rëndë dhe jo nga rrëzimi, siç pretendonte nipi i saj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?