Lazio përgatitet për largimin e portierit shqiptar

Sport

Sezoni për portierin e Lazios, Thomas Strakosha, ka patur ulje-ngritjet e veta. Portieri shqiptar nuk u preferua fillimisht nga trajneri Sarri, por me kalimin e javëve, “gardiani” shqiptar filloi të merrte minutat e merituara.

Calciomercato shkruan se kryeqytetasit po përgatiten për  largimin e 26 vjeçarit. Strakosha është në muajt e fundit të kontratës dhe Presidenti Lotito tashmë është i vetëdijshëm se në fund ekipi do humbasë shërbimet e tij.

Ofertat për të nuk do mungojnë. Ka patur Interesime të forta nga Premier League dhe Bundesliga, teksa emri i klubeve nuk bëhet me dije. Vendimtare në fund do jetë vetë dëshira e Strakoshës, i cili për momentin e vetmja gjë që di është se dëshiron të largohet nga Serie A.

Strakosha

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?