Basha: Do mbajmë përgjegjësi, që nga unë i pari!
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha që në nisje të fjalimit të tij me gazetarët, ka pranuar humbjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. Ai tha se do të mbajnë përgjegjësi të gjithë, duke nisur nga ai.
“Ju përshëndes të gjithëve. Siç e dini, kemi filluar konsultimet për një reflektim të thellë, për humbjen e 6 marsit. Ka pasur një mbledhje të grupit të deputetëve që një ditë më pa. Ka pasur mbledhje nga Kolegji, do vazhdojmë me mbledhjet. Do mbajmë përgjegjës, që nga unë i pari!”.
I pyetur nga gazetarët nëse është gatshëm të votëbesohet, ai theksoi se është i gatshëm të bëjë çdo gjë në interesin e PD
“Nëse unë tani parashikoj se çfarë do ndodhë pa foli me njerëzit. Ne jemi në një proces reflektimi dhe në radhë të parë duhet të respektojmë njerëzit që kanë mendimin e tyre. Ndaj jemi në një proces që nisi pas 6 marsit dhe është një proces i thellë me synimin bashkimin e demokratëve. Unë jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të PD , por duhet të keni pak durim.”, tha ai.