Sekretari i PD: Të nisim rrugën e riorganizimit.

Aktualitet Politike

BalkanWeb zbardh të tjera diskutime nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD-së, ku në fokus kanë qenë rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

Deputeti i Kukësit, njëherësh, sekretar organizativ i PD-së, Flamur Hoxha gjatë fjalës së tij ka folur për riorganizim të PD, ku t’u jepet mundësia të rinjve. Sipas tij, kryetarët e degëve duhet të pyetën e të marrin përgjegjësi për listat e kandidatëve që zgjedhin për deputetë.

“Dua të falënderoj kandidatët që morën këtë sfidë. Hynë në një garë sakrifikuan shumë. Fjala deputet para jush nuk flet. Kryetar nëse ka dikush që duhet të ngrejë zërin jeni ju dhe kryetarët e degëve. Nëse vendosim këtë standard nisim rrugën e riorganizimit. Strukturë, rinia e ardhmja. Duhet rinuar strukturat. Duhet që kryetarët e degëve të pyeten për gjithçka në degët e tyre. Kryetarët e degëve duhet të pyetën e të marrin përgjegjësi për listat e kandidatëve që zgjedhin për deputetë.”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?