Ngjela: Saliut në Shkodër ia ka dhënë Rama fitoren.

Aktualitet

Zgjedhjet e 6 marsit kanë qenë në fokus të bisedës në emisionin “Pikat mbi i” në News24. Avokati Spartak Ngjela bëri krahasimin e shifrave të votave të 6 marsit 2022 me ato të 25 prillit 2021 duke dhënë një tjetër panoramë të tijën për rezultatin dhe humbjen e PD-së.

Sa i përket Shkodrës, ku fitoi kandidati i Berishës, Ngjela tha se ia ka dhënë Edi Rama. Nga llogaritja, rezulton se PS-ja kishte 21 mijë vota më pak se në 25 prill 2021. Sipas Zhejit, këto vota nuk janë futur në lojë nga PS-ja dhe është ajo që iu ka thënë rrini.

Ngjela: Unë e mora prillin për të parë diferencën mes prillit dhe marsit. Diferenca që ka afërsisht një vit është shumë e madhe. Fakti që është shumë e madhe, kemi një abstenim shumë të madh, në radhët e demokratëve. PS-ja të gjitha këto i ka në favor. PS-ja në këto momente po të ishte PD-ja në grandformë, sepse PD-ja vinte në një gabim shumë të madh sepse logjikisht Basha nuk duhet të hynte në zgjedhje se i ka refuzuar këto zgjedhje. Në 2019 nuk mori pjesë në zgjedhje, këto janë zgjedhje të 2019. Ai e kishte argumentin moral dhe juridik. Për mendimin tim nuk duhet të kishte pranuar zgjedhjet sepse nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, në mënyrë revolte të plotë. Nëse PD-ja do ishte në kreshendo, duhet të mos qe e përçarë. Po të qe e përçarë kështu do dilte. përse nuk e mori PS-ja Shkodrën, ne nuk na i kanë dhënë mendjen për të ngrënë groshë dhe mish të pjekur. Kjo tregon se duhet të shohim sa ka marrë PS-ja në prill në Shkodër dhe sa ka marrë PS-ja në mars në Shkodër. Po në qoftë se diferenca e PS-së është e madhe ia ka dhënë Saliut Rama. Nuk merr pjesë. Në qoftë se PS-ja ka pasur 40 mijë vota dhe sot ka 30 mijë vota. Pse nuk i kanë vajtur?

Zheji: Mendoj që demokratët dhe në përgjithësi votuesit e djathtë, nuk mund t’i ndajmë me thikë demokratët dhe të djathtët se edhe janë edhe s’janë e njëjta gjë, nuk pranojnë këtë lloj të paraqitjes zgjedhore ku shohim një fraksion të PD-së dhe PD-në që garojnë duke sharë njeri-tjetrin. Fushata e Bashës ishte pozitiviste dhe kandidatët që kishte PD-ja ishin porositur q të bënin vetëm arsyetim për qytetin. Basha mbajti qëndrim të moderuar në raport me Berishën.

Doktori e ndërtoi gjithë fushatën si një fushatë kundër Lulzim Bashës, u kuptua më mirë nga elektorati sepse ishte më aktiv në demonizimin e Bashës dhe në sulmet personale ndaj tij.

Ngjela: Në Shkodër mund ta ketë votuar fanatizmi i vjetër i PD-së. Por ne do shohim se çka bërë PS-ja.

Zheji: Unë kam dëgjuar që dhe mbiemri Spahia ka tërhequr shumë në Shkodër. janë shumë njerëz që votojnë për simpati të familjes dhe personit. Dëgjova konferencën e doktorit dhe kishte dy kontradikta. Kishte një kërkesë për largimin e Berishës dhe më pas e projektoi veten si qendra e PD-së. Është koincidencë që mbaroi konferencën doktori dhe dha dorëheqjen Grida Duma?

Ngjela: Ata janë normalë se përderisa akuzonin lidershipin. Unë humba nxirr dy nënkryetarë të tjerë.

Zheji: Kanë dhënë shembullin e tyre duke u dorëhequr vetë. Nuk i di rrethanat, di që ka dashur të harmonizojë kërkesën ndaj kryetarit të partisë.

Ngjela: E kuptoni se ashtetëror është Saliu. Partia e njohur nga ligji është PD-ja e Bashës dhe e këtyre që japin dorëheqjen. Kryetari s’ka dhënë dorëheqjen. Në qoftë se kryetari jep dorëheqjen ata menjëherë mbledhin kongresin e tyre. Nuk ka lidhje me rroça-poça. Mbledhin strukturën e tyre. Ky tani iu thotë hajdeni këtu, nuk ka më PD. Sali me lëvizjen e tij nuk është person juridik. Sali nuk shkon dot atje. Ai është i përjashtuar nga PD-ja me kongres. Të gjithë ata që janë dënuar për krime, nuk e pranojnë krimin. Unë them çfarë ka thënë ligji. PD është person juridik, ai tjetri nuk është. Iku, në qoftë se jep dorëheqjen Basha, i cili dorëheqjen e tij do ta konsultojë dhe me Uashingtonin. Në momentet që kryetari jep dorëheqjen, mblidhet Kongresi zgjedh kryetarin e ri. Midis tyre ka anëtarë të PD-së. Por Saliu nuk është anëtar i PD-së. Është përjashtuar nga PD-ja ligjore me vendim kongresi. Në qoftë se doni të keni rrumpallë popullore bëni çfarë të doni, kështu është ligji.

Zheji: Tha do të kandidojë për kryetar të PD-së. I japin një teserë. Ti merru me kontradiktën e deklaratës, jo me mua.

Ngjela: Ta kuptoj hallin. Njeriu kur i shmanget së vërtetës ka hall. Ai flet kot. Unë flas ligjërisht, nuk më duhet çfarë thotë Saliu. Ai thotë jam mbreti i gjithësisë.

Rezultati i 25 prillit, PS 39 mijë 247 vota, 18 205 tani. PD dhe shtëpia e Lirisë 28 mijë bashkë.

Ngjela: Gjysmë për gjysmë, a doli fjala ime. pse nuk kanë vajtur socialistët të votojnë. E njoh mirë këtë situatë. Këtu rezulton që gjithë këtë pështjellim e ka bërë Saliu. Partia i drejton, mos dilni thonë. E dini që më ka shitur një parti mua dhe e kam kapur me pras në dorë. Nuk dolën në zgjedhje.

Zheji: 21 mijë votues PS-ja nuk i ka futur në lojë në Shkodër dhe iu ka thënë rrini. Këtu fle letër. Është një zbulim analitik shumë i rëndësishëm.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?