Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka dërguar në Kuvendin e Shqiperise një nismë ligjore për uljen e çmimit të karburanteve.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se ka kërkuar pezullimin e taksës së qarkullimit dhe karbonit. Ai shprehet se Kuvendi duhet të miratojë këtë nismë menjëherë, pasi është në të mirë të familjeve e biznezseve shqiptare.
“Kam paraqitur sot ne Kuvendin e Shqiperise Nisme ligjore per uljen e çmimit te karburanteve!(Dokumenti)
Kam kerkuar pezullimin e pageses se Takses se Qarkullimit dhe Takses se Karbonit.
Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt ne keto momente kritike.
Kuvendi duhet te miratoje menjehere kete Nisme Ligjore ne te mire te qytetareve dhe familjeve e bisneseve shqiptare.
Qytetaret duhen ndihmuar e mbeshtetur sot”, shkruan Vasili.
