Basha flet për herë të parë: 6 Marsi anomali e e një anomalie

Aktualitet Politike

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka folur për herë të parë pas disfatës në zgjedhjet e 6 Marsit.

Teksa iu ka bërë thirrje numëruesve të vazhdojnë deri në fund procesin e numërimit, ai është shprehur se 6 Marsi ka qenë anomali e e një anomalie.

“Së pari, dua që procesi të përfundojë dhe i bëj thirrje të gjithë numëruesve të vazhdojnë deri në fund procesin e numërimit. Procesi i 6 marsit ishte anomali e një nomalie. Anomalia e parë votimet moniste të qershorit, anomalia tjetër kryebashkiakët me të shkuar kriminale. Kur nuk ka asnjë reflektim për anomalitë, besoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e ka kuptuar nevojën për një reformë të thellë. Në këto kushte nuk ka shqiptar që nuk e kupton që këto zgjedhje ishin anomali”, tha Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?