Skuadra amerikane e Formula 1 largon pilotin rus

Bota Sport

Piloti rus i Formula 1, Nikita Mazepin, nuk do të garojë për skuadrën e “Haas” në sezonin e ri që pritet të fillojë, pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.

Edhe pse FIA i dha pilotit dritën jeshile për të garuar, por të mos përfaqësohej me flamurin rus, duket se ekipi amerikan nuk ka mundur dot ta pranojë atë.

Për ta zëvendësuar Mazepin, skuadra po mendon për emrin e Pietro Fitipaldi, braziliani që qëndron si pilot rezervë te “Haas”. Ai është nipi i 2-herë kampionit të botës në Formula 1, Emerson Fitipaldi dhe do të bëhet shok skuadre me Mick Schumacher.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?