Senatori amerikan bën deklaratën e fortë: Për t’i dhënë fund luftës duhet të vritet Putini

Bota

Senatori amerikan, Lindsey Graham ka thënë se thënë se mënyra më e vetme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, është që të vritet presidenti Vladimir Putin.

“E vetmja mënyrë për ti dhënë fund luftës në Rusi është që dikush të vrasë Putin. Ju do t’i bënit vendit tuaj dhe botës një nder shumë të madh.”

Sipas tij, të vetmit njerëz që mund ta bëjnë këtë janë populli rus.

“Sigurisht është e lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u bërë. Nëse nuk doni të jetoni në errësirë për pjesën e mbetur të jetës tuaj, të jeni të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Në varfëri të tmerrshme dhe të jetoni në errësirë, ju duhet të veproni tani”.

 

 

Graham shërbeu për më shumë se tre dekada si avokat në Forcat Ajrore të SHBA-së. Ai cilësohet një person me ndikim i Partisë Republikane për çështjet ushtarake dhe të politikës së jashtme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?