Aktualitet

Afera e inceneratorëve, PD padit në SPAK Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi

PD padit në SPAK Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Padia ka të bëjë me aferën e inceneratorëve.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa deklaroi sot se me anë të komisionit hetimor të inceneratorëve PD arriti që t’i provonte shqiptarëve që Edi Rama iu ka vjedhur 430 mln euro.

“PD ka vite që denoncon aferën e inceneratorëve. Por me anë të komisionit hetimor të inceneratorëve ne arritëm që t’i provonim shqiptarëve që Edi Rama ka vjedhur shqiptarëve 430 mln euro. Sot do t’ju sqaroj provat që PD ka paraqitur në një padi penale që do të paraqitet sot në SPAK në lidhje me rolin, funksionin e z.Engjëll Agaçi në koncesionin e Elbasanit, në shkeljet ligjore që janë me vetëdije të plotë në rolin e tij si sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave”, deklaroi Ina Zhupa.

“Në momentin që Engjëll Agaçi vihet në dijeni, është një shkresë e e cila vjen nga Agjencia e Prokurimeve Publike ishte vënë në lëvizje nga një shkresë e dërguar nga ish ministri Lefter Koka në datën 11.11.2014. Në këtë shkresë Koka i kërkonte mendim APP-së në lidhje me atë që kishte zgjedhur për procedurën për koncensinin, për partneritetin publik privat, për Elbasanin. Një procedurë me negocim pa shpallje, i kërkonte mendim sipas rregullit. APP-ja po vononte për përgjigje dhe ish ministri Koka i dërgon një letër të dytë. Letrën e dytë e dërgon në datën 17.11.2014 dhe ky institucion i kthen përgjigje me datë 18.11.2014, për dijeni të së ciles është edhe Ëngjëll Agaçi. Dhe nuk është rastësi sepse APP-ja është në varësi të Këshillit të Ministrave dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave e ka në përgjegjësi të institucionit dhe duhet të jetë i informuar për ligjshmërinë e projekt akteve që duhet të kalojnë në Këshillin e Ministrave.
Në përgjigje APP thotë “Ligji nuk njeh asnjë procedure tjetër përveç tre procedurave ligjore që janë; e hapur, e kufizuar dhe procedurë me negocim me shpallje paraprake. Kjo që ju kërkoni (ministri Koka), është një procedure që nuk e njeh ligji, një procedurë jo ligjore”. Dhe Ëngjëll Agaçi ishte në dijeni të plotë të kësaj shkrese”, deklaroi Zhupa.

Dokumentet që iu referua zonja Zhupa në paraqitjen e fakteve për padinë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas saj, në momentin që erdhi në komisionin hetimor të inceneratorëve, në dëshminë e tij në datë 22 shkurt, Agaci tha që “po kjo procedurë nuk ekziston më, sepse APP e kundërshtoi”.

“Ndërkohë që të gjitha faktet, provat korrespondenca e ministrit Koka me ministritë e tjera, procesverbalet tregojnë se kjo procedure ka vazhduar dhe ka vazhdimësinë e saj, dhe është finalizuar si VKM-ja, Nr.907. Një VKM e cila kalon nga Engjëll Agaçi, për të kaluar nga forma e projekt akteve, në formën e vendimit të këshillit të ministrave, në formën e asaj që do të ishte koncencioni i Elbasanit. Procedure tjetër nuk ka, procedure qe te jete ne forme shkresore apo nuk ekziston ne asnjë prove te vetme nga gjithë hetimit qe eshët bere nga komisoni hetimor dhe gjithë institucionet.
z.Agaçi ne komisionin hetimor tha qe do te sjelle relacionin per VKM Nr.907. Ne fakt ky relacion nuk erdhi kurrë sepse ky relacion, tregon ate per te cilën eshte arrestuar edhe z.Lefter Koka. Sepse sikurse e tregojnë edhe akuzat e SPAK ndaj z.Lefter Koka lidhet me procedurat e ndjekur ne koncesionin e Elbasanit eshte nje procedure joligjore dhe ne shkelje te ligji. Me siguri edhe SPAK eshte ne dijeni dhe ka provat sesi kjo procedure ka vazhduar edhe pse ishte joligjore. Ne baze te ligjit, Engjell Agaçi është autoriteti qe ka detyrimin qe te ktheje ne baze te argumenteve ligjore projektet e paraqitura kur ato bien ne kundërshtim me Kushtetutën apo me ligjin. Engjell Agaçi nuk e ka bere kete funksion qe i jep ligji”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?