Boksieri i njohur grek vret ish-gruan në kafe dhe pastaj veten

Rajoni

Një vrasje e dyfishtë për motive xhelozie ka tronditur Selanikun. Një boksier i njohur vret ish-gruan e më pas veten. Skena e përgjakshme ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një kafene në Selanik.

Boksieri Leontis Vorrias, pasi qëlloi me armë ish-partneren më pas i dha fund jetës së tij.

Gruaja fatkeqe, pak para se të plagosej nga ish-partneri, kishte postuar një imazh në rrjetet sociale ku shkruante si më poshtë: “Mësoni si të kaloni mirë pa pirë pije. Flisni pa celular. Të ëndërroni pa drogë. Të buzëqeshësh pa bërë selfie dhe të duash pa egoizëm”.

Bëhet e ditur se gruaja kishte bërë masa sigurie ndaj boksierit ndërsa në periudhën para se të ndaheshin ata të dy kishin pasur zënka të shpeshta.

 

 

“Ata ishin divorcuar së fundmi dhe që nga ajo kohë ai e ka kërcënuar shpesh dhe madje ka deklaruar se do ta vriste”-tha nëna e viktimës.

41 vjeçari, kishte pushtuar mediat disa vite më parë dhe fillimisht doli në dritë kur dolëm vullnetarë për shuarjen e zjarreve të ndezura në Atikën Lindore në vitin 2018 dhe kur vendosi Kryqin në Apelin e Mytileni në tetor të po atij viti.

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?