Video/ Shpërthen kaosi pas derbit Crvena zvezda–Partizani, i vihet flaka stadiumit

Rajoni Sport

Ndeshja mes Crvena Zvezdas dhe Partizanit përfundoi me trazira në mes të tifozëve në stadiumin “Ylli i Kuq”. Ulëset e stadiumit u vënë në flakë nga tifozët e Partizanit, si dhe pati përleshje mes tifozëve.

E gjithë kjo ndodhi, pasi tifozët e Crvena zvezdas paraqitën një koreografi me një pamje nga filmi “Vrapimi i Fundit i Maratonistit”, ku shihen varreza. Me këtë simbolikë, tifozët e Crvena zvezdas kërcënuan tifozët e Partizanit se do të mbetën të vdekur, pasi që edhe quhen “grobaret (varremihësit).

Trazirat vazhduan edhe një orë pas përfundimit të derbit. As një orë pas përfundimit të ndeshjes, xhandarmëria nuk arriti të qetësojë publikun në tribunën jugore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?