Fitore e çmendur e Napolit, thyen Lazion

Sport

Napoli përfiton në maksimum nga hapat fals të Milan e Inter, thyen Lazion në limite duke rrëmbyer kreun e Serie A. Blutë rikthyen sërish në majë, për momentin “bashkëjetojnë” me Milan në kuotën e 57-të pikëve, dy më shumë se zikaltërit. Ekipi i Spalletit vuajti për më shumë se një orë në stadiumin “Olimpik” por në minutën e 62-të, Lorenzo Insigne me një goditje të kolauduar në perfeksion nga jashtë zone mposhti Strakoshën duke i dhuruar bluve avantazhin.

Lazio nuk u dorëzua dhe në minutën e 88-të, Pedro me një super gol, me një goditje fluturimthi, barazoi shifrat në 1-1. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 94-të, me një goditje thuajse fotokopje me atë të Insigne, por nga krahu tjetër, Fabian Ruiz realizoi një gol shumë të bukur duke i dhuruar Napolin fitore dhe kreun e Serie A.

Strakosha

Në përfundim të ndeshjes, Strakosha u vlerësua me notën 6: “Dy gola të pësuar për portierin shqiptar por në asnjë prej tyre nuk kishte faj, dy goditje të pakapshme nga jashtë zone. U gjend gati në goditjen e Zielinski në pjesën e parë”. As në këtë sfidë Sarri nuk e preferoi Hysaj si titullar, me anësorin kuqezi që u hodh si zëvendësues në minutën e 72-të, nota 6.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?