Aktualitet

Kryemadhi flet për inceneratorët: Topi është në fushën e SPAK!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme sërish për inceneratorët, teksa tha se tashmë topi është në derën e SPAK dhe është Prokuroria e Posaçme që duhet të veprojë.

Ajo deklaroi në “Zonë e Lirë” se LSI ka dorëzuar prova dhe fakte që janë të mjaftueshme për të dërguar prapa hekurave të gjithë zyrtarët që kanë shkelur ligjin, ndërsa tregoi se u aka dërguar dosjet të përkthyera ambasadave të huaja në vendin tonë.

Kryemadhi: Tani nuk është më në telin prehës as Edi Rama, as qeveria dhe as politika, është SPAK-u. Tani është në test SPAK-u.

Arian Cani: Ti po thua për SPAK-un sikur kjo të ishte një strukturë e pavarur dhe neutrale

Kryemadhi: Po nuk ka zgjidhje tjetër. Përndryshe jo vetëm dështon SPAK-u nëse nuk çon në fund procesin, por dështon e gjithë reforma në drejtësi. Tani është SPAK-u ai që është në provë. Topi është në fushën e SPAK-ut. Topi nuk është më as në fushën e Edi Ramës, as në fushën e Parlamentit as në fushën e mediave. Në 3 mars bëhet një vit nga denoncimi publik i aferës së inceneratorëve që ka bërë Monika Kryemadhi. SPAK sot nuk mund të thotë sot që nuk kam cështje. SPAK nuk mund të thotë që unë nuk kam dokumente. SPAK ka katër padi të firmosura me fakte dhe me prova. Ne sot i kemi dërguar të gjitha ambasadave të gjithë dosjen me katër paditë të përkthyera. Sot janë në test reforma në drejtësi që u votua me 140 vota dhe janë test dhe donatorët e reformës në drejtësi që kanë paguar miliona euro dhe dollarë. Është Departamenti Shtetit është Bashkimi Europian.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania