Grupi i hakerëve ‘Anonymous’ i shpall luftë administratës ruse

Bota

Grupi i hakerëve të quajtur ‘Anonymous’ shpalli zyrtarisht një “luftë kibernetike” kundër administratës së presidentit rus Vladimir Putin. Sipas RT websajtet e qeverisë ruse, Kremlini, Duma, Ministria e Mbrojtjes dhe RT u prekën të gjitha nga sulmi kibernetik. Disa nga faqet e internetit u ngadalësuan duke mos funksionuar ashtu siç duhej dhe të tjerat u shkëputën për shumë orë gjatë ditës. Grupi i hakerëve e paralajmëroi këtë luftë në Twitter nga ku shumë njerëz i dhanë mbështetje duke lënë komente pozitive në postet e tyre.

Ndërsa Rusia vazhdon të luftojë kundër Ukrainës, grupi i famshëm i hakerëve po bën çmos për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta duke bërë që faqet e internetit të qeverisë ruse mos të funksionojn.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?