Gjykata nuk ndryshon masën, Lefter Koka mbetet në burg
Gjykata e Posaçme nuk ka ndryshuar masën për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili është arrestuar për korrupsion. GJKKO vendosi që të lërë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për Kokën.
Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.