Sport

Juventusi dëshiron ta mbajë Dybalan

Që nga data fatale 7 gusht 2020, saktësisht një vit e gjysmë më parë, argjentinasi Paulo Dybala nuk ka luajtur asnjë ndeshje të fazës eliminatore në Champions League. Ato 14 minuta të mallkuara të Juventus-Lyon, i kushtuan atij një rikthim të dëmtimit të gjurit dhe Juventusit një eliminim të parakohshëm nga Kupa.

Ai nuk do të jetë as nesër ndaj Villarrealit, duke zgjatur serinë fatkeqe që nga finalja e Cardiff-it e në vazhdim, rrallë herë e ka parë protagonist në fazën e nxehtë të Champions League, ku kampionët e mëdhenj thirren të bëjnë diferencën.

Përveç golit të mrekullueshëm (dhe paraqitjes së shkëlqyer) në Wembley kundër Tottenhamit në rikthimin e 2018-ës katër vite më parë, Dybala nuk ka arritur kurrë të jetë protagonist për bardhezinjtë…

Dhe ky nuk është një detaj statistikor, pasi kur ai të takohet në Continassa për të diskutuar rinovimin e kontratës, performanca e tij do të peshohet me shumë kujdes nga drejtuesit e Juventusit. Ka shumë para në lojë dhe duke qenë se gjithçka rrotullohet rreth shifrës fatale prej dhjetë milionë eurosh, kërkesa e Dybalas për nënshkrimin e ri do të shikohet me mjaft kujdes.

Kur Maurizio Arrivabene, administratori i Juventusit, vuri në dukje me ashpërsi të qetë, se “rinovimet duhet të meritohen”, ai në thelb po i referohej gjithashtu faktit që një lojtar me vlerë dhjetë milionë euro duhet të jetë vendimtar në ndeshjet që mund të ndryshojnë një sezon për mirë. ose keq.

Për katër vjet, Dybala rrallë ka qenë përcaktues në ndeshjet ndërkombëtare. Dhe fakti që emërimi për rinovim vjen menjëherë pas një tjetër sfide vendimtare të humbur, për shkak të dëmtimit nuk e favorizon pozicionin e lojtarit në negociata.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania