Emirjana Sako largohet gjithë arrogancë nga salla e Komisionit Hetimor

Aktualitet Politike

Kryebashkiakja e Durrësit është larguar nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku deklaroi se do të ngrihet një kallëzim penal ndaj Sakos. Sipas Takakut, kallëzimi do të kryhet me arsyetimin se Sako refuzoi që të dëshmojë në komision.

‘Arroganca dhe injoranca janë në ekstreme këtu. Ke dalë tërësisht, nuk ka asnjë komentim etik. Dakon thirreni që të dëshmojë. Jeni jashtë objektit të Komisionit Hetimor. Më 6 mars do merrni përgjigjen. Jeni duke shpifur.’– tha Sako para se të largohej nga seanca.

‘Ju lutem refuzimi për të dëshmuar përbën vepër penale. Jam përpjekur që të ruaj qetësinë. Përgatisni padinë.‘- tha Tabaku.

Debati:

Shalsi: Nuk jemi këtu për shqetësimet tuaja, ky komision nuk ka objekt shqyrtimi shqetësimet tuaja. Duam të dëgjojmë pyetje, ndërkohë i kërkoni dëshmitares të mos tregohet arrogante, pr nuk respektoni pyetje. Bëtë komente, interpretime, përmendet emra. Ju duket etike dhe ligjore kjo që po bëni? Aspak s’më duket, po vë në dyshim jo faktin për t’i hedhur dritë të së vërtetës. Po më duket vetja si teatër që qëllimi i vetëm është gjyqi publik. Nëse doni praninë tonë në komision, respektoni dëshmitarin, procedurën. Mos na bëni pjesë të një gjyqi politik. Ju bëj me dije se procesverbalet zbardhen, interesi është i madh. Këtu nuk i fus të gjithë në një kallëp. E kam me shumë merak, të paktën t’i drejtohemi siç na ka hije. Ju atje jeni moderatorja dhe keni rol të rëndësishëm për të dhënë shembullin e menaxhimit të pyetjeve.

 

 

Xhafaj: Kur bëjmë pyetje duhet parë qartë dhe pyetja që bëjmë. Unë s’dua të paragjykoj ju zonja kryetare për efektet elektorale që mund të ketë marrja në pyetje e kryetares së bashkisë. Nëse duhet të pyesni me pretendime, na thoni dokumentet që bëni pyetjet për atë që aludoni. Nuk mund të ketë debat të drejtpërdrejt, ku sot ju keni folur më shumë. Do të donim vërtetim të dokumenteve. Nëse këto deklarata ju doni të jenë objekti i hetimit, vendosjani në dispozicion të gjithëve, por duhet të shpjegojmë të gjithë logjikën e këtij komisioni, që e keni kërkuar ju. E nderuar kryetare kisha një pyetje, nga ana e problematikës në Porto Romano, për efektet shëndetësore dhe mjedisore, sa banorë kanë qenë të prekur?

Sako: Porto Romano ishte një gangrenë 30-vjeçare. Kemi pasur protesta të herë pas hershme. Nuk kemi pas kapacitetet për të mbyllur këtë depozitim. Zona ka interes për zhvillim. Për banorët, është një vlerë e shtuar se është një park publik dhe sot situata është tjetërsisht e ndryshuar.

Xhafaj: Në vlerësimin tuaj, si pasojë e efekteve të tërmetit, sa do të ishte shtesa e të gjitha kapaciteteve të krijuara edhe nga shkatërrimet që duhet bërë nga kapacitetet e bashkisë?

Sako: Gjatë tërmetit pati volume shtesë për arsye të pallateve të shembura që u depozituan në vendin ekzistues të proto Romanos, para se të kthehej në park. Nga fotot që tregova tregohet se cka qenë Porto Romano, ka qenë një depozitim i hapur. Sot falë ndërhyrjeve nga qeveria, kemi një park në mes të qytetit.

Zhupa: Zonja Sako do iu pyes me shumë qetësi. Edhe njëherë ju kur depozitonit mbetjet në landfillin e Sharrës, pa asnjë kontratë e pagesë, a nu keni ndonjë dokument për këtë?

Sako: Jo vetëm arrogancë edhe injorancë, sepse shoh që skeni dëgjuar ligjin e thërritem këtu kot, në një objekt që është jashtë objektit tuaj.

Tabaku: Objekti i këtij hetimi është që landifilli i Sharrës është kthyer në një monopol e si jeni detyruar…

Sako: S’na ka detyruar askush.

Zhupa: Meqenëse arritët suksesin të punoni pa kontratë dhe si kaluat në nevojën për të lidhur kontratë?

Sako: E keni pbulike, Sharra është një landfill që depozitohen mbetjet, e keni online të gjitha procedurat e ndjekura. Ju donit që plehrat ti lija në rrugë? Ma thoni ku t’i dërgoja.

Zhupa: Përgjigja juaj thotë meqë isha në gjendje emergjence shkela ligjin. Nëse je kryetare në detyrë duhe të thoje ligjin dhe nenin që ke zbatuar. Nuk ka pikë që legjitimiton zonjën Sako për të bërë negocim. Pyetja u bë që Sako të pranojë para qytetarëve se ka shkelur ligjin dhe ajo e pranoi.

Sako: Më 6 mars do merrni përgjigjet, sepse po hidhni baltë, po hidhni baltë.

Tabaku: Me Vangjush Dakon?

Sako: Më datë 6 mars do të merrni përgjigjen për pyetjen, jam shumë e qetë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?