Ambasadorja Kim mesazh kandidatëve: Nëse drejtuesi juaj është një i korruptuar, çfarë do iu ofroni shqiptarëve?

Aktualitet

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim i ka drejtuar një pyetje kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit, por mesa duket mesazhi është për kandidatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, që garojnë në koalicionin LSI-PDK.

Ajo pyet se çfarë po iu premtojnë votuesve dhe çfarë duhet të presin shqiptarët dhe SHBA nëse sponsori i tyre është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan ambasadorja e SHBA.

Yuri Kim Twitter
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?