PD Librazhd: Gëzuar Ditëlindjen, Plot 31vite Që Nga Krijimi (FOTO)

Aktualitet Politike

PD, dega Librazhd, ka festuar 31 vjetorin e krijimit te saj. Te pranishem kane qene ish themelues dhe demokrate te perkushtuar ne vite. Per te uruar dhe festuar kete dite, ka qene mes demokrateve dhe deputeti i kesaj zone Lefter Geshtenja, si dhe kryetari i deges Bujar Vreto.

Postimi i plote i deputetit Geshtenja:

Gëzuar ditëlindjen, plot 31vite që nga krijimi!
Fjala ime në 31 vjetorin e PD Dega Librazhd!
Të dashur demokrate dhe demokratë!
Më lejoni së pari, të shpreh një nderim të madh për themeluesit e Partisë Demokratike të rrethit të Librazhdit, që në 14 shkurtin e 1991, vranë frikën dhe me kurajo shpallën alternativën e lirisë. Sot, demokratët e Librazhdit dhe Prrenjasit, përkujtojnë me krenari këtë moment të veçantë të gjithë themeluesit.
Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Personalisht për mua është një moment krenarie që kam qënë ndër të rinjtë e parë të Librazhdit që iu bashkova themeluesve të Partisë Demokratike. Në ato kohë të vështira, Partia Demokratike mblodhi më të mirët për ti bërë ballë të keqes.
Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Të dashur demokratë! Sot, pas 31 vjetësh, ne mblidhemi sërish, jo vetëm për të përkujtuar lindjen e Partisë Demokratike në Librazhd, por të ngrihemi në lartësinë e misionit tonë përtë përmbushur detyrimin që kemi ndaj shqiptarëve. Në shkurt 1991, intelektualët dhe qytetarët e Librazhdit u bashkuan nën logon e Partisë Demokratike për të rrëzuar diktaturën. Misioni i demokratëve sot, është të përmbyllin tranzicionin 30 vjeçar dhe të marrin në dorën fatin e ndryshimit të Shqipërisë.
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz të ulur
Ne, demokratët, jemi shpresa e vetme e Shqipërisë dhe sot mund ta themi pa asnjë mëdyshje se demokratët janë gati të përmbushin këtë mision.
Ne jemi krenarë për rolin që Partia Demokratike ka luajtur në përballjen me sfidatët e vendit.
Këto sfida nuk kanë qënë vetëm në qeverisje, por mbi të gjitha në opozitë. Demokratët kanë qënë të vetmit që kanë protestuar dhe janë përballur me këtë pushtet të korruptuar. Ndaj vendosmëria jonë është më e madhe sot duke ditur përgjegjësinë që kemi nga themeluesit e Partisë Demokratike. Asgjë nuk është e pamundur. Themeluesit e Partisë Demokratike udhëhoqën shpresën në ditë të vështira dhe ia dolën.
Prej mëse 8 vitesh, vendi vijon të keqqeveriset nga Edi Rama duke varfëruar trevën e Librazhdit. Sot, Librazhdi vuan nga varfëria, mungesa e fondeve nga qeveria, një pushtet lokal inegzistent.
Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Familjet me ndihmë ekonomike janë shtuar ndërsa emigrimi shihet si shpresa e vetme. Ne të gjithë e dimë se Librazhdi ka mundësi për të dalë nga varfëria. Ka pasuritë e mjaftueshme që të punojnë banorët e tij. Por këto pasuri janë gllabëruar nga miqtëe pushtetit të cilët po zhveshin Librazhdin nga pasuritë e tij.
Të dashur demokratëE gjithë kjo sfidë nuk mund të përmbushet nëse ne demokratët nuk jemi të bashkuar. Pushteti i sotëm po bën gjithçka që të na përçajë dhe secili prej jush e vuan këtë pjesë.Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë
Ne Demokratët kemi qënë të bashkuar këto 31 vite dhe ia kemi dalë mbanë të fitojmë. Bashkimi ynë është shansi për të rrëzuar Edi Ramën.
Nuk ka betejë mes demokratësh, por ka vetëm qendrëse ndaj pushtetit të Edi Ramës.
Kjo është sfida jonë më e madhe e këtij përvjetori, bashkimi.
Kjo është shpresa. Kjo është zgjidhja.
Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Partia Demokratike i ka paraprirë përpballes me të keqen, dhe ia kemi dalë sa herëkemi qënë të bashkuar. Edhe këtu, në Librazhd, kemi fituar pushtetin lokal dhe qendror kur kemi qënë të bashkuar.
Mos e harroni se të përçarë na kërkon vetëm kundërshtari ynë politik.
Në përfundim, dua të shtoj se për mua është privilegj të jem i zgjedhuri juaj në Parlamentin e Shqipërisë.
Në këto muaj të jetës parlamentare, kam qënë zëri igjithë krahinës së Librazhdit dhe Prrenjasit, pa dallim politik. Jam në kontakt të përditshëm me qytetarët dhe po prek fizikisht çdo lagje në qytet apo fshat.
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë
Nuk ka mision më të rëndësishëm për mua se sa të punoj për krahinën time, për bashkëqytetarët e mi, derisa të zgjidhim problemin kryesor; varfërinë dhe mirëqenien.
Gëzuar përvjetorin e themelimit të Partisë Demokratike Dega Librazhd!
Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe njerëz të ulur
Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe njerëz në këmbë
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?