Forca ushtarake ruse në Ukrainë, po kthehen në bazë
Agjencisë franceze, AFP ka njoftuar se disa forca ruse tërhiqen nga kufiri ukrainas.
“Disa forca ruse pranë Ukrainës po kthehen në bazën e tyre” , thotë AFP, duke shtuar: “Njësitë në rrethet ushtarake jugore dhe perëndimore … do të fillojnë të lëvizin drejt bazave të tyre ushtarake ,” citoi AFP duke iu referuar burimeve ruse.
Prej javësh tensionet mes Rusisë dhe Ukrainë janë shtuar. Liderët e BE ka zhvilluar bisedime në Moskë dhe në Kiev me synimin uljen e tensioneve mes vendeve, pasa paralajmërimit nga SHBA se Ukraina do të sulmohet nga Rusia këtë të mërkurë.
Nga ana e saj Moska e i ka mohuar akuzat , duke theksuar se nuk ekziston diçka e tillë.
Vetë presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelenskyi në vijimësinë e paralajmërimeve amerikane për pushtim të shpejtë rus, ka shpallur 16 shkurtin si ditë të unitetit.