Trajneri i Juves flet hapur, ja kush e fiton titullin në Serie A

Sport

Atalanta dhe Juventus ruajnë distancën e sigurisë ndërmjet tyre, në “Gewiss Stadium” bergamskët nuk arrijnë të mbajnë në lojë tre pikët, me Juven që besoi deri në fund dhe arrin ti rrëmbejnë një barazim jetik për zonën Champions. Deri në minutën e 76-të dy ekipet dhuruan një futboll të bukur por të ekuilibruar përpara se Malinovski me një super gol të kalonte Atalanta në avantazh.

“Zonja e Vjetër” nuk u dorëzua, në minutën e 92-të, Danilo me një goditje me kokë barazoi shifra në 1-1. Në përfundim të sfidës ai që befasoi jo pak me deklaratën e tij ishte trajneri Max Allegri: “Do të na vinte keq të humbnim një ndeshje të luajtur bukur taktikisht. Kishim shumë raste dhe shpërnderuam por besuam deri në fund dhe barazuam me Danilo. Gara për titull? Me gjithë respektim që kam për Milan e Napoli, titullin e fiton Inter sepse është skuadra më e fortë. Janë më të fortë edhe se ne, por ne kemi lënë shumë pikë në fillim, tani ndodhemi pas”, u shpreh ndër të tjera Allegri në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?