“Përplasje” në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ulsi Manja

Aktualitet Politike

Përplasje në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa ky i fundit sqaroi arsyet pse duhet votuar zgjatja e afateve të organeve të Vettingut.

Pas fjalës së ministrit Manja, ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën dhe iu drejtua ministrit me disa pyetje, mes të cilave ndalej te hidrocentrali i Skavicës, duke u pyetur Manjën se “Çfarë kompromisi ke bërë ti me Edi Ramën për të denatyruar totalisht Dibrën?”

Drejtuesja e Kuvendit i ndërpreu fjalën Berishës, ndërsa si kundërpërgjigje ndaj tij, ministri Manja theksoi se Berisha i duket “si një zonjë e vjetër që vjen nga bota e përtejme”.

Berisha: Pse mbahet sekret vettingu i Sokol Sadushit, i Ervin Pukës, Ilir Pandës? Mbi c’ligj, c’bazë, përvec shpellave të mafies, ndodh kjo? Cili është roli jot, thuaje këtu, në denatyralizimin e Dibrës në hidrocentralin e Skavicës? A ndjen ti përgjegjësi për shuarjen nga faqja e dheut të të gjithë tokave pjellore të rrethit të Dibrës? Cfarë kompromisi ke bërë ti me Edi Ramën për të denatyruar totalisht Dibrën? Ju bëj thirrje dibranëve të ngrihen fuqishëm.

Manja: Kur flet ti dhe kërkon llogari e hesap për Dibrën, më duket si një zonjë e vjetër që vjen nga bota e përtejme dhe me thënë të drejtën me botën e përtejme jam gjeneratë tjetër, nuk replikoj. Dibranët e dinë vetë, le të votojnë kë të duan më 6 mars.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?