Ambasadorja Kim thirrje deputetëve: Lini mënjanë politikën dhe votoni zgjatjen e Vettingut, nuk është hile!

Aktualitet

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, flet për zgjatjen e afateve të Vettingut, nismë që do të votohet sot në seancën plenare në Kuvend.

Kryediplomatja amerikane iu bën thirrje të gjithë deputetëve që të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për zgjatjen e Vettingut.

“Amendamentet për zgjatjen e Vettingut dalin sot para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile. Në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për integrimin në BE. Ne jemi me ju”, shkruan ambasadorja Kim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?