Boçi: Në Elbasan nuk janë përcaktuar afatet, ja si implikohet kryeministri

Aktualitet Politike

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Deputetja e PS, Antonela Dhima ka thënë se nga inspektimi në terren, rezultoi se Inceneratori i Fierit, ishte në gjendje të rregullt pune dhe kjo hedh poshtë pretendimet e opozitës.

Nga ana tjetër, deputetja Jorida Tabaku, njëherazi dhe kryetarja e këtij komisioni ka kërkuar nga deputetja që të mos mbrojë këtë tematikë, pasi sipas saj është një strukturë kriminale.

Debatet në Komisionin Hetimor

Antoneta Dhima: Më vjen mirë që një pjesë e mirë e juaja ishte atje tek inceneratori i Fierit. Këlliçi ka thënë këtu se inceneratorë ishte fantazmë, në fakt nuk ishte i tillë. Ne pamë që ai ishte i ndërtuar dhe landfillin që ishte funksional. Të gjitha mbetjet nga ana e bashkive shkojnë atje dhe puna vazhdon. Nuk është një skenë krimi. Përgjegjësia ndaj secilit është individuale nuk është kolektive. Objekti ishte atje. Drejtuesit e firmës na dhanë sqarime se objekti është duke u kolauduar dhe brenda 30-45 ditë ky objekt do dorëzohet. Ne vazhduam më tej edhe një vizitë në ish-fushë e mbetjeve që është rehabiluatuar dhe do të jetë në funksion të qytetarëve të fierit. Ne shkuam edhe në stacionin e grumbullimit të mbetjeve. Janë stacionuar atje makina që janë në funksion të mbetjeve. Nuk mund të themi që nuk ekziston dhe që ky është një investim jo i duhur. Qytetarët e Fierit i janë falënderues zotit Rama, i cili ka larguar nga ai kanceri që digjej përditë. Unë jam qytetare që kam jetuar dhe jetoj në qytetin e Fierit

Jorida Tabaku: 
Të flasim konkretisht në komisionin hetimor, nuk mund të themi që falënderojnë Ramën…

 

 

Antoneta Dhima: Jo pra jo nuk ka vjedhur. Kush ka vjedhur mban përgjegjësi është individuale. E dashur

Jorida nuk mbroj askënd.

Jorida Tabaku: Mos mbro se është strukturë kriminale

Antoneta Dhima: Nuk mbroj askënd. Unë jam këtu për të dhënë mendimin e qytetarëve të Fierit sepse ata me kanë votuar dhe besuar. Qytetaret e Fierit janë falënderues sepse nuk digjen plehra dhe nuk mbyllin dritaret. Ata marrin ajër lirisht dhe plehrat tërhiqen nga bashkia dhe cohën në inceneratore. Mendohet së shpejti që edhe dy bashkitë e tjera Roskoveci dhe Patosi do të kenë një stacion grumbullimi që të ulin kostot e transportit. Sot zero lekë paguajnë bashkitë dhe përfaqësuesit tuaj ishin atje dhe kur e morën këtë informacion ikën me bisht ndër shalë. Objekti është atje. Sot Do t’ua tregojmë edhe në Elbasan investimin që ka shpëtuar Elbasanin.
Tabaku: E falënderoj zonjën Antoneta për qytetarinë, për bishtat, kokat dhe çdo gjë tjetër që shprehur me gjithë shprehjet e mundshme.

Nga ana tjetër, deputeti demokrat, Luçiano Boçi, teksa po fliste për inceneratorin e Elbasanit, ka renditur të gjitha shkeljet që janë bërë, duke nisur që nga shpallja e kompanisë fituese e deri te firma e kryeministrit për miratimin e projektit.

“Nuk kuptohet se cilës shpallje i referohet këshilli i ministrave në VKM, ku shprehet se autoritetet kontraktues ka shpallur procedurën për dhënie koncensioni të përzier për ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorit për mbetjet urbane në Qarkun e Elbasanit. Përcaktohet në mënyrë shtjellueshme procedurat. Autoriteti kontraktues mund të përdorë një procedurë të hapur me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Autoriteti kontraktor, nuk ka ndjekur asnjë nga procedurat e parashikuara me ligj. Duke parë që në hyrje të ndërtimit të këtij inceneratori po rendisim të dhënat e tjera kronologjike faktike. Sejdini i dërgon letër zotit Koka për inceneratoret. Ai e përcakton llojin, duke dhënë dhe karakteristikat e impiantit. Bashkia jep karakteristikat e impiantit. Në datën 9.07.2014, ministria i kthen përgjigje Sejdinit dhe thotë që projekti i përgjigjet opinionit publik. Për 2-3 ditë Ministria e Mjedisit mori vendimin. Kompania i drejtohet një zyre me të njëjtin pronar. Është data 26.06. Në 18.09.2014, këshilli bashkiak i Elbasanit miraton vendimin për shpalljen e emergjencës mjedisore për përpunimin e plehrave. Vetëm kështu justifikohej veprimi. Në datën 24.09.2014 Alqi Bllako, i kërkon Bashkisë së Elbasanit dy anëtar për koncesionin. I kërkon ministrisë së Infrastrukturës 1 anëtar për pjesëmarrjen në komision. Më pas më datën 29 kemi kthimet e përgjigjeve. Në 14.10.2014 ministri i mjedisit nxjerr urdhrin dhe përcakton detyrat. Shqyrton dhe vlerëson ofertat për pjesëmarrje, e mban procesverbal. Më datën 2.11.2014 dy ditë pas shkesës kërkuese nëpërmjet VKM me firmën e Edi Ramës rishikohet programi buxhetor për inceneratorët. Ky është miratimi zyrtar për inceneratorët e Elbasani dhe inceneratorët e tjerë. Paratë nuk mund të jepeshin pa miratimin e kryeministrit. Më datën 11.11.2014 zhvillohet mbledhja e 4-ët e komisionit. Procesverbali përbën shkelje. Negocim pa shpallje. Propozuesi së bashku me partnerët. Ndërtimi kryhet nga propozuesi. Pranimi i procedurës me negocim pa shpallje është pranuar, por kjo nuk përcaktohet me ligj. Anëtarët pranojnë që komisioni nuk duhet të pranojë për çështje kaq të rëndësishme. Ligji parashikon procedura të zgjatura dhe sipas tyre, situata e emergjencës me mbetjet nuk pret. Negocimi duhet bërë me shpallje. Mjaftonte që kryeministri të lexonte këtë gjë dhe së paku ai do të ishte stepur në vendimmarrjen e iniciativën e tij. Komisioni analizoi studimin e fizibilitetit dhe thekson se projekti bazohet në eksperienca ndërkombëtare, riciklimi është i suksesshëm dhe pranon që ka efekte në buxhet. Ajo që kam parë te kontrata konkrete, është e çuditshme dhe kam vënë re se ka pasur ndryshim të vlerave dhe tregohet mosseriozitet i kontratave. Kontrata të tilla duhet të jenë të goditura dhe sakta. Pa u shpallur fitues dhe lidhur kontratën, Albtek Energy bën bisedime me të tjerë. Pas disa kërkesave rresht, më 10.11.2014 Ministria e Financave që më parë ishte shprehur skeptike, përgjigjet për miratim në parim të financimit. Më datën 12.12.2014 komisioni që thekson se i paraqiti ftesën ministrit për kompaninë Albtek. Ministria e Mjedisit pasi ka marrë miratim nga Ministria e Financave bën ftesë kompanisë Albtek. Për të ardhur në datën 16.12.2014, ku dokumentet tregojnë se brenda 24 orëve janë kryer një sërë procedurash. Më 16 dhjetor 2014 mbahet gara për inceneratorin e Elbasanit, nuk mund të quhet garë, ku kompania e vetme ishte Albtek Energy. Dërgohet draft kontrata në Ministrinë e Ekonomisë, dërgohen draft kontrata për mendim në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, jepen shumë shpejt përgjigjet. Pa firmën e Edi Ramës kjo procedurë nuk bëhej. Nëse nuk do të ishte firma e sekretarit të përgjithshëm procedura do të ishte ndërprerë. Hartohet si kontratë përfundimtare. Firmoset kontrata mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë drejtuese po më datë 16. Një ditë më pas miratohet kontrata në mbledhjen e qeverisë. Më datën 16.12.2014 ditën e firmosjes së kontratës është kthyer përgjigje pozitive dhe nuk ka pasur kapacitete financiare. Në 17.12.2014 ministri i mjedisit i dërgon zotit Agaçi kontratën që shqyrtohet brenda ditës e miraton me firmën e Niko Peleshit dhe jo Edi Ramës. Më 18.12.2014, Alqi Bllako i kërkon kërkesë për vendimmarrje kryetarit të bashkisë. më datën 19.12.2014, një ditë pas mbledhjes së këshillit bashkiak vendoset në dispozicion sheshi për inceneratorët. Më datën 14 janar 2015 veprohet përsëri. Kërkohet kërkesë për miratim të lejes zhvillimore, e firmosur nga Edi Rama. Më datën 5.03.2015 kemi procesverbal mbi punimet dhe firmos Albtek dhe Klodian Zoto si sipërmarrës dhe mbikëqyrës. Më datën 12.3.2015 kërkohet për shfrytëzim një zonë në Bredashesh. Është e shënuar në kontratë që kontrata mund të ndryshojë në të ardhmen. Qershor 2015, raport mbi kushtet gjeologjike. Duhet parë ky raporti sepse ka shumë hipoteza. 13.03.2018 del VKM numër 304, autoriteti kontraktues vendoset Ministria e Energjetikes. Kemi parë që ka një gabim trashanik sepse nuk kërkohet miratim nga Këshilli i Ministrave, por nga ministria e Financave. Kjo gjë nuk është kryer. Baza ligjore nuk e mbështet këtë procedurë. Kontratat e ngjashme janë të pa përkthyera dhe noterizuara. Janë 18 apo 19 shkresa”, tha Boçi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?