Aktualitet

Meta denoncon ambasadoren në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije për herë të parë se është ankuar zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Diplomatja amerikane ka qenë në fokus të akuzave të kreut të shtetit, ku shpesh herë e ka quajtur si të korruptuar, apo të njëanshme. Fakti që Meta e ka denoncuar ambasadoren te Shtëpia e Bardhë është zbuluar nga vetë presidenti teksa u përgjigjej pyetjeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

 

Kujtojmë që këtë të martë Meta ka publikuar në faqen zyrtare të Presidencës përgjigjet mbi 72 pyetjet që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i drejtuan atij gjatë shqyrtimit të vendimit të Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania