Rama: U është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe më shumë

Aktualitet

Ndërsa banorët e “5 majit’, protestojnë sot në Tiranë, fillimisht para parlamentit e më pas para ambasadës amerikane, kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur një prej komentuesve lidhur me këtë cështje.

Rama shkruan se te 5 maji të gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe më shumë se sa u takon.

“Unë besoj se te 5 maji të gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe më shumë se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj sic po ndodh me të tërë ata që po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhë edhe me ju atje, ndërsa atë pjesën e votimit mos e thuaj të paktën, jo për mua, po për tërë ata që u vranë, u burgosën, u privuan nga e drejta e votës.” shkruan Rama.

  • foto galeri
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?