Shehi tregon pozicionin e tij: Foltorja nuk është zgjidhja për të djathtën

Aktualitet Intervista Politike

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me mbështetjen ndaj Bashës dhe Berishës.

I ftuar në “Frontline”,Shehi tha se ka pasur oferta për të mbështetur njërin nga grupet por ai ka zgjedhur të mos pozicionohet me asnjë dhe për këtë sipas tij koha do t6’i japë të drejtë.

“Nuk jam me asnjë grup. Nuk është ccështje e këtyre ditëve. Unë kam 6 muaj që e përsëris. Beteja brenda PD-së kënaq Edi Ramën. Kjo është luftë për pushtet e për territor. Këto zgjedhje nuk do i përdorin për të mundur Ramën. Ata zgjodhën linjën e konfrontimit. Këta po i bëjnë Ramës gati edhe nja 6 bashki të tjera. E gjithë beteja është sa marr unë e sa merr ti. Ka pas oferta për tu bërë me një grup. Unë nuk kam qenë as me Bashën e as me Berishëm. Koha do më japë të drejtë. Unë nuk jam te lista e Bashës.


Cfarë ju kanë ofruar?

Kërkojnë që një grup i caktuar të mbështesin njërin nga ata. Ne nuk e pranojmë këtë punë. Ndoka ka bërë zgjedhjet e vet. Ashtu e mendon por ne nuk mund të mendojmë të gjithë njësoj. Ka ardh dita të bëjmë një rinovim të madh të opozitës në vend. Por këta nuk më ndoqën mua. Në shtator këtë filluan një lëvizje e cila nuk i bën mirë e nuk e ccon në pushtet. Aleanca me LSI nuk është e re ka qenë edhe më përpara. Këto zgjedhje janë një test statistikor. Meta duhet të respektojë institucionet dhe pozicionin e presidentit të republikës”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?