Aktualitet

Përfaqësuesi i Metës i sigurt: Nuk ka largim të Presidentit

Përfaqësuesi i Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese, Bledar Dervishaj, është shprehur i bindur se të enjten nuk do të ketë shkarkim të Presidentit, pasi nuk ekziston asnjë çështje për shkarkim.

Ai tha se përfaqësuesit e Kuvendit në disa përgjogje kishin dalë edhe përtej vendimit të Kuvendit.

“Nga ajo që unë konstatova, rezulton e përfaqësuesit të Kuvendit në disa përgjigje kanë dalë përtej vendimit të Kuvendit. Ky ishte dhe shkarkimi mbi legjitimitetin për të dhënë një autorizim nga ky Kuvend i ri, për Kuvendin e vjetër, kërkesa e Kuvendit të vjetër duhet shqyrtohej brenda 14 shtatorit 2021 se lidhej me afatin 3 mujor, por edhe sepse Kuvendit të vjetër i përfundoi mandati. Në procese të tjera si ai për zgjedhjet vendore u konstatuan shkelje ligjore në relatorin e çështjes pa short.  Nuk ka shqetësime Presidenti i Republikës. Ne do e ndjekim deri në fund këtë çëshje”, tha Dervishaj.

Çfarë ndodh nëse shkarkohet të enjten Presidenti?

Dervishaj: Nuk ka shkarkim sepse nuk ka asnjë çështje për shkarkim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania